Mergata News
Sport

Formacionet zyrtare Monchengladbach – Real Madrid

formacionet-zyrtare-monchengladbach-–-real-madrid

Monchengladbach – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare.

Borussia Monchegladbach dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e fazës së dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Borussia-Park, me Los Blancos që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë takim, skuadra gjermane nuk mund të llogarisë në David Zakarian, Poulsen, Doucoure, që janë të lënduar, derisa Beyer është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane do të jetë pa lojtarët si, Dani Carvajal, Mariano Diaz, Nacho, Martin Odeegard dhe Alvaro Odriozola, që janë po ashtu të lënduar.

Monchengladbach kishte arritur të marrë një pikë në udhëtim te Interi në takimin e parë të fazës së grupeve në takimin që përfundoi 2-2, derisa madrilenët ishin mposhtur në shtëpi nga Shakhtar Donetsku me rezultat 3-2.

Formacioni startues i Gladbachut: Sommer, Kramer, Thuram, Stindl, Pela, Lainer, Hofmann, Bensebain, Ginter, Elvedi, Neuhaus.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Ramos, Varane, Kroos, Benzema, Asensio, Casemiro, Valverde, Vazquez, Vinicius, Mendy.

TË NGJAJSHME

Eliminohen Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha nga ‘Grand Slami’ të Hungarisë

mergata.eu

Arrihet marrëveshja, Icardi në janar i bashkohet Milanit

mergata.eu

La Real Madridin për Tottenhamin, Reguilo tregon arsyen

mergata.eu