Mergata News
Lajme

Flet drejtori i Shëndetësisë pas shifrave alarmante me koronavirus në Prishtinë

flet-drejtori-i-shendetesise-pas-shifrave-alarmante-me-koronavirus-ne-prishtine

Shifra alarmante me Covid në Prishtinë, flet drejtori i Shëndetësisë.

Për shtatë muaj prej kur janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë shënuar gjithsej 16 mijë e 502 raste pozitive.

Komuna me më së shumti persona të infektuar me koronavirus është Prishtina. Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet ka treguar një prej arsyet e rritjes së numrit të rasteve pozitive.

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, ka thënë se një preja rsyeve për rritjen e numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit është edhe rritja e testimeve.

“Kjo varet prej numrit të të testuarve. Njëra ndër arsyet e rritjes së numrit të rasteve është rritja e numrit të testimeve. Dje janë testuar 84 mostra nga të cilat kanë rezultuar pozitive 17, sot janë testuar 140 mostra nga të cilat 46 kanë rezultuar pozitive, pra është çështje e numrit të testimeve”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 16 mijë e 502.

Nga data 8 shkurt e deri më sot janë testuar 77 mijë e 272 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2.

14 mijë e 519 persona kanë arritur ta mposhtin koronavirusin, ndërkaq 650 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit.

Momentalisht, në Kosovë janë 1 mijë e 33 persona të cilët po përballen me COVID-19.

TË NGJAJSHME

Javën E Ardhshme dalin nga 200 euro per familje”

mergata.eu

Numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet, 130 raste të reja

mergata.eu

Kaq persona kanë vdekur deri më sot në Kosovë nga COVID-19

mergata.eu