Mergata News
Mergata

Filmi ‘Cirku Fluturues’ fitues i 3 çmimeve në Dea Openair International Film Festival

filmi-‘cirku-fluturues’-fitues-i-3-cmimeve-ne-dea-openair-international-film-festival

Filmi i metrazhit të  gjatë  ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji të Fatos Berishës është  fitues i 3 çmimeve në  edicionin e 7 të festivalit Dea Open Air International Film Festival që  sapo përfundoi në Tiranë, shkruan albinfo.ch.

Filmi është  fitues i çmimit kryesor ‘Filmi më  i mirë i metrazhit të  gjatë’, si dhe çmimin për aktorin/aktoren më të mirë që shkon për grupin e aktorëve: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Mucaj dhe Shpëtim Selmani.

Poashtu, filmi mori edhe çmimin e Jurisë së Medias.

‘Cirku Fluturues’ është bashkë prodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veirut, me producente Vjosa Berisha dhe premirën botërore e kishte në Tallinn Film Festival në Estoni, në nëntor 2019.

Këto çmime në Shqipëri vijnë menjëherë  pas çmimit ‘Grand Prix du Jury’ që filmi mori në War on Screen International Film Festival në Francë. /Albinfo.ch.

 

The post Filmi ‘Cirku Fluturues’ fitues i 3 çmimeve në Dea Openair International Film Festival appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Tekste mësimore të gjuhës shqipe, për nxënësit shqiptarë në Turqi

mergata.eu

Gazeta zvicerane shkruan për varrimin në Kosovë të tre të aksidentuarve

mergata.eu

Kurti takohet me mjekët shqiptarë në Zvicër

mergata.eu