fbpx
Mergata News
Lajme

Fillojnë përplasjet Nisma- AAK në koalicion

fillojne-perplasjet-nisma-aak-ne-koalicion

Pas LDK’së, fillojnë përplasjet Nisma – AAK në koalicion.

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla, po kundërshton vendimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që veteranët të lajmërohen dy herë në vit në zyrat e MPMS’së, raporton Express

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka kërkuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica që ta rishikojë këtë vendim.

“Pas vendimit të marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo veterani i duhet të lajmërohet në zyret e Ministrisë dy herë në vit, për të deklaruar që janë gjallë, shpreh kundërshtimin tim ndaj vendimit, i cili edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, zbatimi i tij është në kohën e gabuar. Andaj kërkoj nga ju që të rishikoni këtë vendim dhe të shtyni zbatimin e tij deri pas përfundimit të gjendjes pandemike”, ka shkruar Syla.

Syla ka thënë se grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të MPMS-së, rrezikon edhe shëndetin publik në rrethana pandemie.

“Grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të ministrisë që ju e drejtoni, është përpos i ndaluar, ashtu edhe i rrezikshëm për shëndetin publik, sepse grumbullime të tilla mund të bëhen vatra të përhapjes së virusit”, është shprehur Syla

TË NGJAJSHME

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër Naser Qelit

mergata.eu

Haziri njofton për vdekjen e një gjilanasi të prekur me koronavirus

mergata.eu

Haradinaj shprehet i zhgënyer që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u vota nga opozita

mergata.eu