Mergata News
Sport

FFK-ja e zbulon numrin e rasteve me koronavirus te Kombëtarja U-21

ffk-ja-e-zbulon-numrin-e-rasteve-me-koronavirus-te-kombetarja-u-21

Disa lojtarë të kombëtares U-21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Kombëtarja U-21 dje i është nënshtruar testit për Covid-19 dhe sot është njoftuar me rezultatet e testeve.

Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të gjithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

“Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi. Personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

Kosova e pret nesër Andorrën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një ndeshje kualifikuese të Grupit 3.

Por, ka gjasa që kjo ndeshje do të anulohet.

TË NGJAJSHME

Fitorja kundër Juventusit, Koeman vjen me deklaratë bombastike

mergata.eu

Loriana Kuka kalon në randin e trete të Grand Slamit të Hungarisë

mergata.eu

Pasi u bë kampion i padiskutueshëm, Khabib tërhiqet nga UFC

mergata.eu