Mergata News
Auto&Tech

Facebook ndalon llogaritë e teorisë konspirative QAnon

facebook-ndalon-llogarite-e-teorise-konspirative-qanon

“Nisur nga sot, ne do t’i heqim faqet në Facebook dhe grupet dhe llogaritë në Instagram”, tha kompania në një deklaratë të lëshuar të martën.

QAnon është një teori konspirative e pabazuar, që thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po zhvillon një luftë të fshehtë kundër pedofilëve që adhurojnë djallin në qeveri, biznes dhe media.

Kjo teori ka nisur të qarkullojë qysh në vitin 2017 dhe është përhapur përmes grupeve sekrete në Facebook, llogarive në Twitter dhe videove në YouTube.

Numri i grupeve të QAnon-it në Facebook thuhet se është rritur ndjeshëm gjatë masave të izolimit nga koronavirusi, në pranverë, transmeton evropaelire.

Facebook tha se stafi i tij ka nisur ta heqë përmbajtjen e QAnon-it dhe t’i fshijë grupet dhe faqet e tij, por paralajmëroi se “kjo punë kërkon kohë” dhe se “do të vazhdojë në ditët dhe javët e ardhshme”.

Në korrik, Twitter ndaloi mijëra llogari të QAnon-it dhe tha se do të ndalojë së rekomanduari përmbajtje të lidhur me këtë teori.

TË NGJAJSHME

Garmin ka lansuar një orë të re sportive të përqendruar në lojtarë

mergata.eu

Google Search tani ju lejon të kërkoni këngën tuaj me një gumëzhitje

mergata.eu

Ford Mustang Mach 1 i vitit 2021 prezantohet zyrtarisht

mergata.eu