fbpx
Mergata News
Lajme

Eksperti Amerikan me fjalë të mëdha për Vjosën, Ajo duhet të drejtojë shtetin në 5 vitet e ardhshme!

Aktualisht vendi po drejtohet nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e cila këtë post mund ta mbajë deri në gjashtë muaj.
Emri i saj edhe më herët është lakuar për postin e presidentes së vendit. Të përshtatshme për këtë pozitë, kryeparlamentaren e Kosovës, e sheh edhe Alon Ben-Meir, profesor dhe ekspert amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Ben-Meir ka thënë se Osmani do të ishte e përshtatshme që të shërbente si presidente për pesë vjet, për shkak të përvojës së saj dhe faktin që nuk është e ak uzuar për korr ,upsion.
“Në lidhje me Osmanin, unë besoj se duke pasur parasysh përvojën e saj, rininë dhe kuptimin e çështjeve dhe faktin që nuk është ak uzuar për ndonjë akt korr upsioni, ajo me siguri do të jetë e përshtatshme për të shërbyer si presidente për pesë vjet”, ka thënë profesori.

Ai ka theksuar se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi ato sipas tij, do të shka ktonin pasiguri të panevojshme politike.
Unë them që Kosova ka nevojë për stabílitet politik në këtë moment dhe shkuarja në zgjedhje të reja mund të shka ktojë pasíguri të panevojshme politike”, është shprehur eksperti amerikan .

TË NGJAJSHME

Rrëfimi i babait të 5-vjeçares që e shkeli vetura: Çikën ma mbyti në trotuar duke garuar me një veturë tjetër

mergata.eu

Shtatë persona të lënduar pas një përleshje fizike në Viti, njëri përfundon në QKUK

mergata.eu

Rikthehen të reshurat e shiut

mergata.eu