Mergata News
Sport

E konfirmon ministri italian: Kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

e-konfirmon-ministri-italian:-kane-nisur-hetimet-kunder-ronaldos

Ronaldo mund të jetë në telashe në Itali.

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, e ka përsëritur se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka shkelur protokollin e koronavirusit dhe se ka nisur një hetim për ta dëshmuar këtë.

Ronaldo u largua nga Torino për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Portugalisë kur skuadra e Juventusit duhej të qëndronte e ngujuar pas rasteve me Covid-19, por 35-vjeçari nuk e respektoi protokollin

Kjo shkaktoi zënkë mes ministrit, klubit dhe lojtarit.

Pastaj Ronaldo u infektua me koronavirus sa ishte në detyrë me Portugalinë dhe u rikthye në Torino përmes një aeroplani privat.

Rikthimi i tij nuk është problem, sepse për të kishte pajtim me të gjitha autoritetet relevante, por vendimi i tij për t’u larguar nga karantina.

“Ronaldo nuk e respektoi protokollin kur u largua”, tha Spadafora për RAI.

“Ka nisur një hetim për ta dëshmuar këtë”, shtoi ai.

TË NGJAJSHME

Luajti rreth 40 minuta, kjo është nota e Vedat Muriqit kundër Club Brugge

mergata.eu

Donnarumma zbulon dëshirën e të gjithë lojtarëve të Milanit para ndeshjes me Interin

mergata.eu

Juventus – Dybala, ky është lajmi i fundit nga Italia

mergata.eu