Mergata News
Kronika

E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Gjilan

e-dhimbshme:-ky-eshte-19-vjecari-qe-vdiq-pas-therjes-me-thike-ne-gjilan

Ky është 19-vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Gjilan.

Një vra.sje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në qytetin e Gjilanit. Një person atje është therur me thi.kë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur. Tashmë në media është publikuar identiteti i të ndjerit.

Mediat raportojnë se 19-vjeçari që ka vdekur është Engjëll Smërqaku i moshës 19 vjeçare.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur vik.timën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i vik.timës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.

TË NGJAJSHME

I del flaka pompës së derivateve Petrol Kabashi

mergata.eu

Bekë Berisha: Albini e meriton me gjujt jo me vezë ,por me koqan të laknave

mergata.eu

Shtatë persona të lënduar pas një aksidenti në Podujevë

mergata.eu