Dy të rinj nga fshati Smirë e Komunës së Vitisë, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Kllokot, gjatë mesnatës. Policia e Kosovës në Viti vetëm kanë konfirmuar rastin por nuk kanë dhënë më shumë detaje pasi me këtë aksident me fatalitet janë marrë njësia e trafikut rajonal në Gjilan.
Lajmi për vdekjen e dy të rinjve është bërë i ditur edhe nga familjarët në rrjetet sociale qysh në mëngjes.
Mosha e viktimave është mbi 30 vjet.
Telegram ngushëllimi ka derguar edhe kryetari i komunës së Vitisë!
Stafi yn i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve!