fbpx
Mergata News
Lajme

Dy vëllezërit nga Deçani, që i goditi treni u dërguan në stacion nga e ëma

dy-vellezerit-nga-decani,-qe-i-goditi-treni-u-derguan-ne-stacion-nga-e-ema

Dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian Arifaj (13) kanë humbur jetën dje në Gjermani pasi u goditën nga treni. Ngjarja tragjike ka ndodhur në stacionin hekurudhor, në Bruckberg.

“BILD”-i ka dhënë detaje për tragjedinë, duke njoftuar se deri në stacion dy djemtë e ndjerë janë dërguar nga e ëma e tyre. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina.

Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin. Drejtuesi i trenit ka tentuar të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë.

Goditja e trenit ishte shumë e rëndë dhe dy djemtë nga Deçani kanë humbur jetën në vendngjarje.

Hasani e Bleriani ishin paksa me vonesë dhe donin të zinin trenin që po shkonte në Landshut, në drejtim të Mynihut.

“BILD”-i raporton se gjendja e familjarëve është e rëndë nga ajo çfarë kanë përjetuar.

TË NGJAJSHME

Fotografi e rrallë e Albin Kurtit para Shtëpisë së Bardhë (FOTO)

mergata.eu

Çmenden Serbët “Ushtria serbe për tre orë e merr veriun e Kosovës nëse do

mergata.eu

Bedri Hamza i PDK-së infektohet me koronavirus

mergata.eu