fbpx
Mergata News
Lajme

Dy ditë pasi tha që Asociacioni duhet të formohet, Lajçak vjen në Kosovë

dy-dite-pasi-tha-qe-asociacioni-duhet-te-formohet,-lajcak-vjen-ne-kosove

Lajçak vjen në Kosovë, dy ditë pasi tha që Asociacioni duhet të formohet.

Lajçak të hënën raportoi para ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun, të martën vjen në Kosovë.

Në këtë tavolinë, të hënën zunë karriget e tyre gjithë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

E para tyre raportoi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit u shpreh falënderues për interesimin dhe përkrahjen e fuqishme të të gjithë ministrave.

“E kam mirëpritur mundësinë t’i adresohem ministrave të Jashtëm të BE-së sot për dialogun Beograd – Prishtinë. I jam falënderues për interesimin e tyre të vërtetë dhe përkrahjen e fuqishme. Diskutimi sot ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha Miroslav Lajçak, Emisar i BE-së për dialog.

E një ditë pasi raportoi para ministrave, Lajçak pritet që ta vizitojë Kosovën.

Këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, duke treguar se pjesë e agjendës së përfaqësuesit të posaçëm, është takimi me kryeministrin kosovar.

Por, të njëjtit nuk kanë treguar arsyen e vizitës në këtë kohë.

“Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Për orën e takimit do të njoftoheni nesër nga zyra jonë, ndërsa rreth agjendës së z. Lajçak ju lutem drejtohuni tek zyra e BE-së në Kosovë”.

Ndërkohë, Lajcak po viziton Kosovën dy ditë pasi ua kërkoi krerëve të shtetit themelimin e asociacionit të komunave serbe, duke përmendur këtu edhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.

Madje ai ka kundërshtuar ata që po shprehen kundër asociacionit, duke thënë se nuk mund të arrihet marrëveshje, pa u pajtuar për gjithçka dy vendet.

Sipas opozitës, Serbia do shikojë të shkojë përtej aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe jo vetëm.

Ndërkohë, analisti Arton Demhasajt thotë se as Qeveria Hoti por edhe askush tjetër nuk duhet të lejojë të diskutohet për një asociacion që tejkalon vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, çështja e asociacionit po konsiderohet e mbyllur nga Qeveria e Kosovës.

TË NGJAJSHME

Osmani për Hotin: Po tregohet arrogant, do të mbesë me duar në xhepa

mergata.eu

LDK i del në mbrojtje Haki Rugovës

mergata.eu

6 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

mergata.eu