Mergata News
Mergata

Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, të nominuar për çmime nga Music Awards 2020

dua-lipa,-ava-max-dhe-dj-regard,-te-nominuar-per-cmime-nga-music-awards-2020

Suksesi i artistëve me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, vijon me nominimet në çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards, përcjell albinfo.ch.

Është bërë e ditur se tre artistë shqiptarë të nominuar në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Spanjë, Los40 Music Awards 2020.

Në ndarjen e çmimeve të sivjetme do të përfshihen gjithashtu Çmimi i Artë i Muzikës që do t’i dorëzohet të ndjerit, Pau Doné, pas vdekjes së tij më 9 qershor.

Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.

Dua Lipa, e cila dy vjet më parë ishte prezente në Los40 Music Awards dhe rrëmbeu tri çmime, sivjet është e nominuar në katër kategori. Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori, ndërsa DJ Regard është nominuar për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”.

Artistja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max, është gjithashtu e nominuar në tri kategori, ndërsa hyrje e re për herë të parë sivjet është DJ me prejardhje nga Ferizaj, Regard.

DJ Regard ka arritur që të nominohet për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”, me çka ka shënuar edhe për herë të parë nominimin për një çmim internacional.

The post Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, të nominuar për çmime nga Music Awards 2020 appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Rrëfimi i Dr. Dafina Krasniqit për sfidat gjatë ballafaqimit me Covid 19

mergata.eu

Reiden, Luzern: Humb jetën në vendin e punës 32 vjeçari nga Klina

mergata.eu

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, kontratë me shtëpinë ‘Sony Music’

mergata.eu