Mergata News
Sport

Dridhet Milan, tjetër rast pozitiv me koronavirus

dridhet-milan,-tjeter-rast-pozitiv-me-koronavirus

Milani ka njoftuar zyrtarisht se anëtari i stafit Daniele Bonera ka rezultuar pozitiv për koronavirus pas shfaqjes së etheve.

Trajneri teknik Bonera është bërë anëtari i fundit që merr virusin në Milano dhe bashkohet me Matteo Gabbia dhe Leo Duarte, të cilët aktualisht janë në karantinë me sëmundjen.

Ish-qendërmbrojtësi 39-vjeçar kishe shenja të virusit dhe iu nënshtrua një tamponi në shtëpi.

“Daniele Bonera, pasi iu shfaqën ethet, iu nënshtrua një testi në shtëpi dje, e cila dha një rezultat pozitiv për COVID-19″, shkruhej në deklaratën e klubit rossoner.

“Bonera është në shtëpi dhe në gjendje të mirë. Të gjitha testet e tjera të kryera ditën e djeshme në grupin e ekipit janë kthyer negativë dhe grupi do të monitorohet nga afër sipas treguesve të ATS-së dhe në përputhje me protokollin në fuqi”.

TË NGJAJSHME

Kthesë e madhe, Boban shumë afër të bëhet drejtor i skuadrës së Serie A, rivalit të Milanit

mergata.eu

Lazio me deklaratë bombastike për Muriqin

mergata.eu

Po largohet nga Arsenal? Mustafi vendos përfundimisht për të ardhmen

mergata.eu