fbpx
Mergata News
Vip/Kultura

Dr. Mentor Bilali merr detyrën e shefit mjekësor të Spitalit Regjional në Langenthal

dr.-mentor-bilali-merr-detyren-e-shefit-mjekesor-te-spitalit-regjional-ne-langenthal

“Kolege dhe kolegë të nderuar, kam nderin e veçantë ta ndaj me ju një lajm madhështor jo vetëm për komunitetin tonë profesional por edhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në Zvicër”. Kështu u drejtohet kolegëve të tij mjekë në Zvicër me një postim në fb, mjekja psikiatre, dr.Valbona Hysenaj Miftari.

Ajo me këtë rast bën të ditur lajmin e mirë se një koleg i saj, dr. Mentor Bilali është avancuar në pozitë, shkruan albinfo.ch. “Shoku ynë i dashur Mentor Bilali është emëruar Chefarzt (shef mjekësor) dhe që nga 1 janari 2021, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal”.

Fjala është për Spitalin Regjional të Oberaargaut, me seli në Langenthal, Kantoni i Bernës.

Mentor Bilali është me prejardhje nga Breznica, komuna e Bujanocit, por, prej vitesh familja e tij është shpërngulur në Gjilan. Në moshën 4-vjeçare kishte migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka të kryer në Reiden të Kantonit të Lucernit, shkruan albinfo.ch. Gjimnazin e ka përfunduar në Sursee, në po këtë kanton.

Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar pas 6 vjetësh studime në vitin 2008 në Universitetin e Baselit. Specializimin e parë që kishte zgjatur 3 vjet, e ka bërë në kirurgji (kirurgjia e përgjithshme dhe abdominale), në Spitalin Kantonal në Olten dhe në urologji në Spitalin Universitar të Bernës (Inselspital).

Pastaj 3 vite e gjysmë i kanë kaluar për specializim të mjekësisë interne në Klinikën universitare në Aarau (AG). Specializimin e dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën Universitare të Cyrihut, e ka përfunduar vjeshtën e vitit 2018. Në po këtë spital ai ka punuar edhe si kryxemjek (Oberarzt).

The post Dr. Mentor Bilali merr detyrën e shefit mjekësor të Spitalit Regjional në Langenthal appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Nusja e Labit i ka fryrë buzët, fotografia e fundit ia zbuloi ‘sekretin’

mergata.eu

Rrëfehet Teuta, flet për dasmën e dytë dhe fëmijën e tretë

mergata.eu

A e keni parë nusen e Goldit me barkun e fryrë? Kaq shumë e ka shëndoshur shtatzania atë

mergata.eu