Mergata News
Sport

Distria Krasniqi fiton të artën në Budapest

distria-krasniqi-fiton-te-arten-ne-budapest

Distria Krasniqi, e artë në Budapest.

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, garuesit tjerë kosovarë u eliminuan herët

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje të artë Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në “Grand Slamin” e Hungarisë, i cili filloi sot.

Krasniqi ka dominuar në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest.

Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.

Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

E në gjysmëfinale, “Disi” e mundi izraeliten Shira Rishony për ta siguruar kështu medaljen e argjendtë.

Ajo ishte në nivel edhe në finale, ku përballë e kishte argjentinasen Paula Pareto, njëherësh kampione olimpike, për ta fituar kështu të artën.

Garat e xhudos u rikthyen sot pas tetë muajsh pauze shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndërkohë, garuesit tjerë të Kosovës, Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura janë eliminuar sot herët nga kjo garë.

Nesër do të garojnë Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.

Kosova po përfaqësohet me 7 garues në Hungari.

Në këtë garë prestigjioze po marrin pjesë afro 500 garues nga rreth 70 shtete të botës.

TË NGJAJSHME

Vesa Luma kaq shumë ka humbur kilogramë

mergata.eu

Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje

mergata.eu

Formacioni i mundshëm ‘bombardues’ i Real Madridit me transferimin e Mbappes dhe Bruno Fernandes

mergata.eu