fbpx
Mergata News
Sport

Disa raste pozitive në Kombëtaren U21 të Kosovës

disa-raste-pozitive-ne-kombetaren-u21-te-kosoves

Janë konfirmuar disa raste pozitive në Kombëtaren U21 të Kosovës.

Disa futbollistë të ekipit kombëtar U21 të Kosovës kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, në prag të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës.

Kosova e pret nesër Andorrën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një ndeshje kualifikuese të Grupit 3.

Trajneri i Kosovës Rafet Prekazi e ka konfirmuar lajmin për rastet me Covid-19 në skuadrën e tij.

“Po, është e vërtetë se ka raste pozitive”, ka deklaruar Prekazi për Kosovapress.

Ai ka konfirmuar se edhe vetë është vetizoluar dhe ka shmangur çdo kontakt me persona tjerë.

Nuk dihet ende numri i saktë i personave të prekur me koronavirus në skuadër.

Dardanët duhej ta mbanin sot pasdite stërvitjen e fundit para takimit të nesërmen dhe nuk dihet nëse ajo do të zhvillohet.

Kosova e ka humbur tashmë mundësinë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian U21, pasi ngel e parafundit në grup me vetëm gjashtë pikë, 13 pikë më pak se liderja Anglia.

Në takimin e kaluar në grup, Kosova e mundi 4:0 Andorrën.

TË NGJAJSHME

Broja: Na mungoi fati, kishim raste dhe luajtëm më mirë

mergata.eu

S’ka minuta për Balen as në ndeshjen ndaj Burnley

mergata.eu

Trajneri i Milanit zbulon sekretin e startit fantastik të klubit

mergata.eu