Mergata News
Lajme

‘Diçka po zihet’, Thaçi takohet me Veselin e PDK-së dhe Haradinajn e AAK-së

‘dicka-po-zihet’,-thaci-takohet-me-veselin-e-pdk-se-dhe-haradinajn-e-aak-se

Një takim mes tre personaltieteve të rëndësishme të vendit besohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, presidenti Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë mbajtur një takim të përbashkët.

Thaçi-Haradinaj-Veseli besohet të jenë takuar në një restorant të kryeqytetit dhe se takimi ka zgjatur më shumë se një orë.

Kjo vjen pasi Gjykatës Speciale i kanë mbetur vetëm dy ditë kohë për të hedhur poshtë apo konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve, përcjell Periskopi.

Nuk dihet tema e diskutimeve të këtyre tre politikanëve kosovarë.

Së fundi e rëndësishme është bërë sërish tema e presidenti të ri të vendit – nëse potencialisht presidenti aktual Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje.

TË NGJAJSHME

Hoti i vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

admin

Sot vazhdon dialogu në Bruksel, pas disa javë bllokadë për shkak të Asociacionit

mergata.eu

Hoti ia kthen Haradinajt: Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor

mergata.eu