fbpx
Mergata News
Vip/Kultura

Diaspora shqiptare në SHBA, me projekte të reja

diaspora-shqiptare-ne-shba,-me-projekte-te-reja

Përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA kanë zhvilluar një takim virtual me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Washington D.C, znj. Floreta Faber. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të Ambasadës me organizatat shqiptare dhe projektet e tyre konkrete në riformatimin e një organizimi më gjithëpërfshirës, shkruan albinfo.ch.

Një takim i frytshëm virtual me përfaqësuesit e diasporës shqiptare në SHBA. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të Ambasadës me organizatat shqiptare dhe projektet e tyre konkrete në riformatimin e një organizimi më kompleks dhe gjithëpërfshirës.

Ambasadorja bisedoi sot me Bruno Ceka #MartinVulaj #BleronBaraliu #IlirFundo #NickMarkolaj #AnaCenaj #GinoMulliqi. Ajo falënderoi përfaqësuesit për punën e vyer ndër vite, kryesisht në çështjet me interes kombëtar dhe theksoi se diaspora shqiptare do të mbetet ura lidhëse e çimentuar ndërmjet SHBA-së dhe kombit tonë.

Ajo shprehu mbështetjen për iniciativën e tyre në riformatimin organizativ të diasporës në një platformë më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe u shpreh besimplotë se ky format do të përcjellë një vizion të qartë që mund të shërbejë si udhërrëfyes për veprimtarinë e ardhshme të diasporës shqiptare, duke iu përshtatur sfidave dhe kërkesave të shumta.

Gjatë diskutimit, Ambasadorja Faber insistoi se një ndër elementët kyç për mbarëvajtjen e kësaj nisme dhe çelës i suksesit të saj sa i përket gjithëpërfshirjes do të ishte angazhimi i sa më shumë vajzave dhe grave nga radhët e komunitetit dhe gjithashtu i rinisë, si motorë të padiskutueshëm të kësaj nisme.

Duke nënvizuar shembujt dhe rezultatet pozitive të organizatave në këto formate dhe duke vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me organizatën American Jewish Committee (AJC), Ambasadorja theksoi se eksperienca e tyre në këtë proces do të ishte frytdhënëse në fazën fillestare të krijimit dhe përçoi gatishmërinë e tyre për ta mbështetur këtë proces. Ajo shprehu gatishmërinë e Ambasadës për realizimin e këtij bashkëpunimi.

Përfaqësuesit e diasporës shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin aktiv të Ambasadës. Ata u shprehën entuziastë për mbështetjen e AJC në këtë fazë të procesit dhe dakordësuan mbi vijimin e bashkëpunimit.

Ambasadorja Faber, duke i uruar punë të mbarë, shprehu mbështetjen në iniciativa të tilla dhe nënvizoi se Ambasada do të jetë aktive në këtë proces vetëm sipas kërkesave të diasporës, pa ndërhyrë në çështjet e brendshme të organizatës apo pa nxitur asnjë axhendë të tyre.

The post Diaspora shqiptare në SHBA, me projekte të reja appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Sara blen veshje për vajzën, nuk përmbahet në reagimin

mergata.eu

Pasi konfirmoi lidhjen e re, Fifi shfaqet më e lumtur se asnjëherë më parë

mergata.eu

U përfol për lidhje me Robertin, Jessica flet rreth statusit aktual

mergata.eu