Mergata News
Mergata

Dhunë në ndeshjen FC Kosova – FC Versoix 2: një lojtar përgjigjet për tentimvrasje

dhune-ne-ndeshjen-fc-kosova-–-fc-versoix-2:-nje-lojtar-pergjigjet-per-tentimvrasje

Pak para fishkëllimës që shënon përfundimin e ndeshjes së Ligës së Katërt në mes të FC Kosova dhe FC Versoix 2, kërcitën grushtat. Ndeshja e qershorit të vitit 2018 u kthye në sherr të madh, shkruan dsa.

Mbi dy vjet më vonë, në Gjenevë janë dënuar nga prokuroria futbollistët e dhunshëm – dy prej tyre do të përgjigjen para gjykatës penale. Njëri prej tyre duhet të përgjigjet për tentimvrasje të bërë me dashje, transmeton albinfo.ch.

Prokuroria publike ka dënuar shtatë të pandehurit e tjerë me urdhër penal.

Dënimet variojnë nga një gjobë me kusht prej 40 njësish ditore deri në 180 ditë burg, ka bërë të ditur të enjten prokurori publik i Gjenevës.

Dënimi për secilin të pandehur është përcaktuar në varësi nga niveli i përfshirjes së tyre në përleshje dhe nga pesha e fajit të tyre.

Procedimet kundër tre të akuzuarve janë ndërprerë.

Lufta në fushën e futbollit ndodhi pak para fishkëllimës së bilbilit për përfundimin e ndeshjes midis FC Kosova dhe FC Versoix 2, përcjell albinfo.ch.

Grindja midis dy lojtarëve ishte përshkallëzuar dhe mbështetësit e FC Kosova II kishin pushtuar fushën. Kjo zënkë e dhunshme la dy të plagosur rëndë në radhët e FC Versoix II.

Lista e akuzave kundër dy personave që duhet të paraqiten para gjykatësit është e gjatë. Njëri prej tyre përgjigjet për tentim vrasje me dashje, sulm, përleshje, fyerje, hyrje të paligjshme në Zvicër, qëndrim të paligjshëm dhe punë të padeklaruar, transmeton albinfo.ch.

I akuzuari i dytë do të përballet me akuzën për ngacmim, përpjekje për sulm të thjeshtë ndaj një personi të pambrojtur dhe sulm të përsëritur të thjeshtë fizik.

The post Dhunë në ndeshjen FC Kosova – FC Versoix 2: një lojtar përgjigjet për tentimvrasje appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Infektohet me koronavirus ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg

mergata.eu

Norvegji, dërgohen rreth 400 tekste shkollore të gjuhës shqipe falas

mergata.eu

Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për vdekjen e 5 bashkatdhetarëve

mergata.eu