Policia jep detaje rreth vdekjes së 39-vjeçarit që e zuri lisi.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në komunën e Kamenicës. Një 39-vjeçar atje e ka zënë lisi derisa ishte duke prerë dru në pyll.
Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas Policisë, vik’tima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e vik’timës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vik’timës u është liruar familjarëve.
“Fshati Lisock, Kamenicë, 14.10.2020-15:50. Raportohet se vik’tima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë vik’timën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Vik’tima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e vik’timës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vik’timës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.