Mergata News
Lajme

Deputetja e PDK’së – Lajçakut: Ma mirë të bjen me trusë

deputetja-e-pdk’se-–-lajcakut:-ma-mire-te-bjen-me-truse

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak.

”Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi.

Musliu në facebook i kërkon Lajcak-ut që të trusë. Tutje ajo e quan diplomat i njëanshëm e që ia mbanë anën Serbisë.

Postimi i plotë:

Lajçak ma mirë të bjen me trusë!

Kur flet për Kushtetutë ti diplomati krejtësisht i anëshëm, fillo aty ne atë vend prej nga na dërgon mesazhe. Ai vend që kreu gjenocid mbi ne, në kushtetutën e vet e ka ende territorin e vendit tim.

Ndryshoje Lajçak se nuk është bibël.

Sa i përket kushtetutës sonë e cila është bërë me shumë kompromise, as mos ja nisë sepse nuk dihet si përfundon.

Ajo kushtetutë që ti po kërkon ta ndryshosh o Mirosllav, është dokumenti që serbëve të tu të dashur ua garanton të drejtat që si gëzon asnjë minoritet në botë. Atë mikun tënd, i cili në rininë e tij e ndihmoi Millosheviçin në kryerjen e gjenocidit mbi popullatën e pambrojtur, duhet ta pyesësh se çfarë të drejtash gëzojnë shqiptarët në tokat e tyre autoktone të cilët diplomatë si ti i lanë brenda kufijve të shtetit të tij.

E ti kërkon ndryshimin e kushtetutës sonë??? Një kushtetutë që vlerëson pakicat e i mbivlerëson serbët e tu të dashur dhe jo vetëm ata nga Kosova.

Nëse don e ndryshojmë, por hajde ti pastaj e tregoju se si jeton një pakicë prej 2-3% me kushtetutën e stilit tënd.

Nuk besoj që do ta keni guximin ti dhe Vuçiçi ti hyni kësaj pune prandaj trus sepse jemi ngopur me rrenat dhe improvizimet e politikanëve si ti që nuk është se përfaqësojne ndonjë politikë të mirëfilltë të BË-së.

TË NGJAJSHME

Vdes gjyqtari i njohur kosovar

mergata.eu

Katër pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

mergata.eu

Trump vazhdon me të vetën: Pas marrëveshjes, Hoti dhe Vuçiq treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin

mergata.eu