fbpx
Mergata News
Lajme

Deputetja Duda Balje kërkon qe Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë

deputetja-duda-balje-kerkon-qe-kosova-te-hape-zyre-nderlidhese-ne-bosnje-e-hercegovine

Duda Balje kërkon qe Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë.

Deputetja Duda Balje po kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë, raporton Express

Balje këtë kërkesë ia ka bërë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme, Meliza Haradinajt.

Përmes një statusi në Facebook, Balje ka shkruar se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë shtete mike, prandaj konsideron se Kosova duhet ta hapë Zyrën Ndërlidhëse atje.

“I nderuari kryeministër Hoti, e nderuara ministre Meliza, lidhur me këtë insistojmë sepse është me rëndësi të veçantë dhe do të zgjedh probleme të shumta ditore. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete mike andaj edhe ne të bëjmë këtë hap!”, ka shkruar Balje.

Balje thotë se hapja e Zyrës Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë do të rriste bashkëpunimin ndërshtetëror e rajonal.

“Be vlerësojmë se hapja e një Misioni të posaçëm, sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 03/L-122 Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, të tipit Zyre Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Sarajevë, do të ndihmonte në zgjidhjen e këtyre problemeve, e njëkohësisht do të mund të shërbente edhe në përafrimin politik midis dy shteteve sovrane dhe do ta rriste bashkëpunimin ndërshtetëror e rajonal”, thuhet në letrën e Baljes dërguar minstres Haradinaj.

Balje thotë se mosnjohja e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina nuk duhet të jetë barrier e pakalueshme tash e 20 vjet.

“Jemi të vetëdijshëm se mosnjohja e shtetësisë së Republikës së Kosovës së Kosovës nga ana e autoriteteve të Bosnje e Hercegovinës është problem politik dhe i formës së funksionimit dhe vendimmarrjes institucionale atje, mirëpo kjo nuk duhet të jetë barrier e pakalueshme tash e 20 vjet”, ka shkruar Balje.

TË NGJAJSHME

Rrëfehet ish deputeti i VV-së për përballjen me koronavirus

mergata.eu

Kryeministri Hoti ka një porosi për qytetarët e Kosovës, Ju lutem bëhuni…

mergata.eu

Vjosa Osmani shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë

admin