fbpx
Mergata News
Lajme

Deputeti i VV-së kritikon Qeverinë Hoti, i përgjigjet Selmanaj

deputeti-i-vv-se-kritikon-qeverine-hoti,-i-pergjigjet-selmanaj

Driton Selmanaj i është përgjigjur deputetit të VV-së.

Deputeti i VV’së Fitim Haziri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai ka kërkuar zgjedhje të reja derisa ndër tjera akuzoi për keqpërdorim të parasë publike.

Ai tha se në Uashington u harxhuan shumë para kur delegacioni i Kosovës shkoi në Shtëpinë e Bardhë.

E shpejtë ishte kundërpërgjigjja e Selmanajt.

“Mos gënje. Është prej delegacioneve që më së paku shpenzime ndonjëherë në historinë e politikanëve që kanë udhëtuar jashtë. Nëse keni mëndu se ne duhet me shku në Uashington edhe me flejt jashtë e keni shumë gabim. Kemi shku në klasë ekonomi me biletat më të lira”, tha ai.

Ndërkohë Haziri tha se 280 dollarë ishte një ushqim i zgjedhur nga Selmanaj.

“Nuk e di sa ju ka kushtu një sendvich por e keni raportu se një sendvich e keni ngrën 280 dollarë”, tha Haziri.

TË NGJAJSHME

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, pritet edhe reshje bore

mergata.eu

Dalin detaje të reja nga vdekja tragjike e dy vëllezërve nga Deçani

mergata.eu

Vajza e Jakup Krasniqit vjen me shkrimin emocionues për babain e saj

mergata.eu