Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
“Do të ktheheni edhe më të fortë!”, ka shkruar Haradinaj krahas fotografive të përbashkëta me ta.
Partia e Haradinajt sot ka kërkuar që të ndërpritet dialogu me Serbinë për shkak të zhvillimeve të fundit.