Mergata News
Lajme

DASH këshillon amerikanët: Kujdes me udhëtimet në Kosovë

dash-keshillon-amerikanet:-kujdes-me-udhetimet-ne-kosove

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona ku ai është rritur.

Në një njoftim, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vazhdon të përfshijë Kosovën në nivelin e 3 të rrezikut nga COVID-19.

Qytetarët amerikanë këshillohen, gjithashtu, të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan “për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike”.

Grupet terroriste, thuhet në njoftim, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

TË NGJAJSHME

KUJ des Qytetarë! Këto janë dëni met që i presin ata që s’i respektojnë ma sat e reja

mergata.eu

Sot pasdite përballen Hoti e Vuçiq, Lajçak pjesë e takimit

mergata.eu

Imami kosovar dhe Rabini shqiptar bëhen bashkë, luten për Kosovën dhe kombet e tjera

mergata.eu