Mergata News
Lajme

Cila është shuma e tyre dhe sa njerëz po hetohen, dalin detaje për 4 transaksionet nga Thesari

cila-eshte-shuma-e-tyre-dhe-sa-njerez-po-hetohen,-dalin-detaje-per-4-transaksionet-nga-thesari

Detaje për 4 transaksionet nga Thesari, cila është shuma e tyre dhe sa njerëz po hetohen.

Katër herë me radhë, zyrtari i Thesarit dyshohet se ka transferuar 2,077,995.90 euro të shtetit në llogari të kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronarët e së cilës ndodhen në arrati.

Express mëson nga burime të sigurta se në llogarinë e “LDA Gruoup” fillimisht ishin transferuar 622 mijë euro, herën e dytë 375 mijë, pastaj 330 mijë dhe për herë të fundit 750 mijë euro.

Burime të Express bëjnë të ditur po ashtu se hetimi për këtë vjedhje përfshin 40 njerëz, të cilët në forma të ndryshme dyshohet se janë bërë protagonistë të këtij skandali.

Skandali i vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit është planifikuar mbi një strategji që gjeti zbatim për 8 minuta, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimin ndaj të arrestuarit Labinot Gruda, Prokuroria ka treguar se në Ministrinë e Financave, Labinot Gruda për 8 minuta kishte krijuar usera fiktivë që do të duhej të dukeshin si të ishin të punëtorëve të këtij dikasteri, e që do t’i mundësonin atij pastaj që kundërligjshëm t’i transferonte 2,077,995.90 euro në llogari të kompanisë “LDA Group”, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilët janë arratisur.

Për të arrestuarin e vetëm për këtë rast, zyrtarin e Thesarit, Labinot Gruda, Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

TË NGJAJSHME

Blerim Reka thotë se Lajçaku është në linje me Beogradin: Pa marrëveshje finale po e kërkon “Zajednicën”

mergata.eu

Haziri: Ka ardhur koha që LDK-ja ta marrë Presidencën

mergata.eu

Kjo është kompania fiktive që ‘avulloi’ nga Thesari i Kosovës 2 milionë euro

mergata.eu