fbpx
Mergata News
Sport

Challandes ndryshon formacionin startues kundër Sllovenisë

challandes-ndryshon-formacionin-startues-kunder-sllovenise

Bernard Challandes pritet t’i bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë.

Kosova ka humbur ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Por tani Dardanët kanë lënë mbrapa atë humbje të hidhur dhe synojnë të rikthehen te fitoret pas gjashtë ndeshjeve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes nuk kanë fituar në gjashtë sfidat e fundit, ku kanë marrë vetëm një barazim, përcjell ORAinfo.

Gjithsesi tani synohet që të mposhtet Sllovenia, në një ndeshje e cila është e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Trajneri zviceran pritet t’i bëjë disa ndryshime për këtë takim nga ndeshja e fundit, ku në portë do të vazhdoj të mbetet Aro Muric pas paraqitjes fantastike ndaj Maqedonisë.

Në mbrojtje Mërgim Vojvoda do të jetë i djathtë, ndërsa Florent Hadergjonaj mund të spostohet në pozitën e mbrojtësit të majtë, teksa Ibrahim Dresevic dhe Fidan Aliti në qendër të mbrojtjes.

Mesfusha nuk pritet të preket, pasi Herolind Shala dhe Valon Berisha ishin ndër më të mirët ndaj Maqedonisë së Veriut.

Edon Zhegrova, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli pritet të jenë mbrapa sulmuesit Benjamin Kololli.

TË NGJAJSHME

Dalin rezultatet e testeve për Covid-19 te Napoli, cila është gjendja e Rrahmanit?

mergata.eu

Lionel Messi meriton gjithçka, stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij, ja kush e thotë këtë

mergata.eu

Ledri publikon këngë kushtuar vajzës, Sara nuk përmbahet në reagimin

mergata.eu