Mergata News
Auto&Tech

Çdo përmbajtje që i dëshiron vdekje Presidentit Trump, do të hiqet nga rrjetet sociale

cdo-permbajtje-qe-i-deshiron-vdekje-presidentit-trump,-do-te-hiqet-nga-rrjetet-sociale

Pasi presidenti njoftoi se ai dhe zonja e parë Melania Trump dolën pozitivë për coronavirus herët në mëngjes të premten, shumë njerëz, përfshirë kundërshtarët e tij politikë, i uruan atij shërim të shpejtë, shkruan CBS News.

Por shumë përdorues të mediave sociale nuk uruan të njëjtën gjë, ku shumë prej përdoruesve në Facebook, Twitter dhe TikTok u kanë dëshiruar atij vdekje në postimet e tyre.

Por këto tri rrjete sociale kanë thënë se ato shkrime me përmbajtje që i dëshirojnë vdekje dikujt, e në veçanti Donald Trump-it do të hiqen, transmeton Telegrafi.

Twitter tha të premten në mbrëmje se: Shkrimet që i dëshirojnë ose shpresojnë për vdekje, dëmtime të rënda trupore ose sëmundje fatale kundër dikujt, nuk lejohen dhe do të hiqen. Kjo nuk do të thotë automatikisht “bllokim të llogarisë”.

Twitter kërkon që përdoruesit të raportojnë çdo formë abuzimi ose ngacmimi në platformë.

“Abuzimi dhe ngacmimi nuk kanë vend në Twitter”, i tha një zëdhënës CBS News të shtunën.

Facebook dhe TikTok, po ashtu kanë thënë se do t’i heqin postimet që dëshironin vdekjen e presidentit.

Presidenti Trump njoftoi herët në mëngjes të premten se kishte rezultuar pozitiv për COVID-19.

TË NGJAJSHME

Ndërron jetë kryetari i Samsung Electronics, Lee Kun-Hee

mergata.eu

Ushtria amerikane fillon testimin e tankës më të re Bradley

mergata.eu

GMC Hummer EV 2022 veçse është shitur

mergata.eu