Mergata News
Lajme

Bosch i reagon Lajçakut: Serbia është ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën

bosch-i-reagon-lajcakut:-serbia-eshte-ajo-qe-duhet-ta-ndryshoje-kushtetuten

Ish-ambasadori i Republikës së Holandës, Robert Bosch, i ka reaguar emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, i cili tha se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën sepse nuk është Bibël”.

Sipas tij, i cili përmend edhe një deklaratë të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, është Serbia ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin. Siç e tha me të drejtë, Edita Tahiri, Serbia është ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën pasi në aneksin e rezolutës 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, entiteti autonom, përsëri është e vlefshme. Me gjasë Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie”, shkroi Bosch.

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, përmes një postimi kishte kërkuar që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën.

“Qeveria jonë u desh të kërkojë që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën duke hequr Kosovën nga Kushtetuta e saj. Por nuk dëgjuam se Qeveria jonë ka kërkuar diçka të tillë”, shkroi Tahiri në Facebook.

TË NGJAJSHME

Agim Veliu: Kthimi ynë në Podujevë në vjeshtën e vitit të ardhshëm është i sigurt

mergata.eu

Haradinaj- Stublla takon homologun gjerman, kërkon përmbylljen e procesit të njohjes së patent shoferëve

mergata.eu

Ministrja Haradinaj thotë se vizita e kryediplomatit grek jep sinjale për bashkëpunim drejt njohjes

mergata.eu