Mergata News
Lajme

Borrell flet pas raportimit për dialogun Kosovë – Serbi para ministrave të jashtëm të BE-së

borrell-flet-pas-raportimit-per-dialogun-kosove-–-serbi-para-ministrave-te-jashtem-te-be-se

Borrell flet pas raportimit për dialogun Kosovë – Serbi para ministrave të jashtëm të BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se suksesi në dialogun Kosovë – Serbi është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në vet Bashkimin Evropian.

Ai ka folur në konferencë për media pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së. Ka treguar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar ministrat për ecurinë.

“Dialogu Prishtinë – Beograd, Lajçaku e ka njoftuar Këshillin dhe ne mbetemi të përkushtuar për të sjellë dialogun në një përfundim të suksesshëm. I kërkojmë palëve të punojnë në frymë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit e kompromisit. Suksesi i dialogut është çelës për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Këshilli ka ofruar përkrahjen e plotë në këtë aspekt. E përkrahje të fuqishme për punën e Lajçakut”, ka thënë Borrell.

TË NGJAJSHME

Anton Berisha braktisë AAK-në, rikthehet në LDK

mergata.eu

Mimoza Kusari Lila i reagon Berishës pasi ky deklaroi se tezja e saj është punësuar në AKP

mergata.eu

Zemaj flet në lidhje me vendimin e fundit për dasmat

mergata.eu