fbpx
Mergata News
Sport

Berisha: E filluam mirë, krijuam shansat, i humbëm ato

berisha:-e-filluam-mire,-krijuam-shansat,-i-humbem-ato

Berisha vajton humbjen e shanseve të Kosovës kundër Maqedonisë.

Mesfushori kosovar, Valon Berisha që sot bëri një superparaqitje në fushë dhe ishte më i miri për Kosovën, ka thënë se “futbolli di të jetë i mirë por edhe i keq” derisa ka thënë se është dashur të jenë më konkret

Megjithatë, humbja është shumë e dhimbshme.

“Nuk përshkruhet dhimbja që po e ndi për momentin. E filluam shumë mirë, treguam agresivitet dhe pësuam gol kur është dashur që të pësojmë. Loja brenda 16 metërshit është dashur të jetë më konkrete. Lojtarët luftuan shumë, dhamë maksimumin, por në fund për këtë është e keqja e futbollit”, ka thënë Berisha.

Valoni ka thënë se Kosova shpërdoroi dy mundësi për Euro 2020, fillimisht kundër Çekisë dhe tani në gjysmëfinale të playoffit me Maqedoninë.

Krejt në fund, Berisha ka vajtuar rastin e fundit që e humbi Aliti.

“E filluam mirë, krijuam shansat, i humbëm ato. Çdo lojtarë dha maksimumin duhet të ngritemi sepse këtë ka futbolli, me ngritje dhe ulje”.

TË NGJAJSHME

Muriqi debuton me Lazion

mergata.eu

Shefi i ligës italiane paraljmëron se Serie A është buzë kolapsit

mergata.eu

E konfirmon ministri italian: Kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

mergata.eu