fbpx
Mergata News
Lajme

Befason Vjosa Osmani: Tentuan të ‘avullonin’ dokumente Top Sekret nga Presidenca

Një ditë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, një ngjarje e pazakontë ndodhi në Presidencë.

Gazeta Sinjali mëson se pikërisht në këtë institucion të lartë shtetëror, një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë tentoi të ‘avullojë’ dokumente “Sekret” dhe “Top sekret” nga kasaforta e Presidencës.

Për këtë rast, U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani e ka denoncuar në Prokurori këtë ndërhyrje të AKI-së.Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i U.D. Presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me këtë rast.

Sipas të njëjtave burime, në denoncimin e Faton Pecit, këshilltar i Osmanit, i autorizuar për ta denoncuar këtë rast, thuhet se Osmani mori përsipër ushtrimin e detyrës së presidentit, më 5 nëntor dhe në proces të bartjes së përgjegjësive, pas një intervali kohor prej 24 orësh, ka qenë edhe bartja e kasafortës së sigurisë që përmban raportet e AKI-së dhe dokumente të tjera konfidenciale.

Sinjali merr vesh se më 6 nëntor 2020, sekretari i zyrës së Presidencës, fillimisht e kishte njoftuar stafin e U.D. Presidentit se EULEX-i do të bastis zyrat e Presidencës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një njoftimi të tillë, U.D. e Presidentit e kishte kontaktuar ELEUX-in, të cilët e kanë mohuar se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi nuk kishte urdhër për bastisje.

TË NGJAJSHME

Dardan Molliqaj: Dje këta të Vetëvendosjes e kan “kallë“ atmosferën prej qefit Hashimit

mergata.eu

Masat e reja të qeverisë, reagojnë gastronomët

mergata.eu

Vuçiq: ‘Pas Thaçit dhe Veselit, tani e ka radhën ky person të thirrët nga haga.

mergata.eu