fbpx
Mergata News
Lajme

BE pret marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda muajsh Kosovë- Serbi

be-pret-marreveshje-gjitheperfshirese-brenda-muajsh-kosove-serbi

Dialogu Kosovë-Serbi, BE pret marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda muajsh.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, ka deklaruar se jo të gjitha pikat që do t’i përmbajë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund t’u pëlqejnë të dyja palëve.Por, ka shtuar se marrja e obligimit ndërkombëtar për zbatim të tyre përmes ratifikimit në parlamentet respektive, do t’i ndihmojë dy vendet që të ecin përpara në perspektivën evropiane.Sipas tij, procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga Brukseli po shënon progres derisa grupet e ekspertëve kanë arritur pajtim tashmë në disa çështje të hapura. Sunjog ka thënë se hollësitë për marrëveshje specifike nuk do të bëhen të ditura deri në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Ky është parimi bazë i negociatave ndërkombëtare. Nëse negocion një marrëveshje, nuk shkon pastaj ta tregosh çdo paragraf individual ose çdo kapitull pasi dakordohesh për të”, ka thënë Szunyog, shkruan Koha.Në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, ai ka thënë se është Prishtina ajo që duhet të dalë me një propozim, i cili do të hidhej në tavolinën e negociatave dhe çështja nëse duhet të ketë ndryshime kushtetuese për ta akomoduar atë mbetet në dorën e palëve se si do të merren vesh.Shefi i Zyrës së BE-së ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsion me ç’rast ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Hoti që t’i sqarojë arsyet e këtij veprimi të befasishëm. Hoti, sipas Sunjog, e ka siguruar BE-në që Task-Forca është shuar me qëllim të një riorganizimi më të mirë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ajo që është thënë ka qenë inkurajuese në kuptimin që ai e ka shpjeguar vendimin, ai i ka shpjeguar arsyet e tij por gjithashtu ka prezantuar disa hapa që planifikon t’i ndërmarr gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme dhe gjithashtu ka nënvizuar se i tërë qëllimi i këtij veprimi është që zbatimi i ligjit dhe sidomos lufta kundër korrupsionit të bëhet më efektive e më efikase dhe në linjë me sistemin tuaj ligjor”, shprehet ai.

TË NGJAJSHME

Ky është prifti serb që hoqi flamurin kombëtar në Koshare

mergata.eu

Vuçiq ia kthen Walkerit për Reçakun

mergata.eu

Rugova dyshohet se jashtëligjshëm ia dha një familjari pronën e Komunës për gurëthyes

mergata.eu