Mergata News
Sport

Bartomeu sot (e hënën) mund të japë dorëheqje

bartomeu-sot-(e-henen)-mund-te-jape-doreheqje

Josep Maria Bartomeus te Barcelona po i vjen fundi.

Sipas “sport.es”, do të ketë një takim nesër në Barcelonë për të miratuar vitin fiskal dhe Presidenti Bartomeu është gati të paraqesë aty propozimin e tij të dorëheqjes, diçka që i është kërkuar vazhdimisht që pas asaj që ndodhi me Lionel Messin në gusht.

Raportohet se të hënën mund të ndodhë diçka e tillë dhe se kulmi ishte humbja 1-3 në ‘El Clasico’, që vërtetoi edhe më shumë fjalët e Lionel Messit për mos punën e klubit gjatë viteve për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Përveç Bartomeus, raportohet se të hënën mund të japin dorëheqje i gjithë bordi i klubit, në veçanti njerëzit e Bartomeus.

Zgjedhjet për president të Barcelonës janë planifikuar të mbahen në mars të vitit 2021.

TË NGJAJSHME

Bashkimi mposht Pejën, takohet me Ponten në gjysmëfinale

mergata.eu

Befasi nga Solskjaer: Formacionet zyrtare, Man Utd- RB Leipzig

mergata.eu

Zyrtare data: Florian Marku bokson në Wembley, para ndeshjes Joshua – Pulev

admin