Mergata News
Sport

Ballkani nuk di për humbje, mposht edhe Arbërinë

ballkani-nuk-di-per-humbje,-mposht-edhe-arberine

S’ndalet Ballkani, mposht edhe Arbërinë.

Lideri i Superligës Ballkani ka arritur të mposhtë Arbërinë për të siguruar fitoren e pestë në sezonin e ri.

Skuadra e Ismet Munishit fitoi me rezultat 4:2 si mysafire, duke përmbysur rezultatin.

Sunaj Hasan ia dha epërsinë fillimisht Arbërisë në minutën e 35-të. Mirlind Daku barazoi rezultatin në minutën e 52-të.

Almir Kryeziu ia ktheu epërsinë Arbërisë në minutën e 67-të, ndërsa Armend Thaçi barazoi gjithçka shtatë gjashtë minuta pas tij.

Në minutën e 83-të, gjyqtari akordoi një penallti të dyshimtë për Ballkanin që mori epërsinë, me Mirlind Dakun që ishte i saktë nga 11-metërshi.

Në minutat shtesë, Ermal Krasniqi realizoi golin e fundit për fitoren e Ballkanit.

Ballkani tani ka 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe prin në tabelë. Arbëria është e treta me tetë pikë. Drita është e dyta me nëntë pikë, por me vetëm tri ndeshje të zhvilluara.

TË NGJAJSHME

Barcelona-Real Madridm pjesa e parë përfundon baraz

mergata.eu

E konfirmon Interi, Lukaku është i lënduar

mergata.eu

Dynamo Kiev – Juventus, publikohen formacionet zyrtare

mergata.eu