Mergata News
Lajme

Bajrami për zhdukjen e 2 mln eurove: Paratë u tërhoqën nga MI-ja, u transferuan te një operator ekonomik

bajrami-per-zhdukjen-e-2-mln-eurove:-parate-u-terhoqen-nga-mi-ja,-u-transferuan-te-nje-operator-ekonomik

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me rastin janë suspenduar dy zyrtarë dhe një është arrestuar. Ajo ka thënë se përfitues është një operator ekonomik, për të cilin ka thënë se nuk mund ta zbulojë për shkak të mosdëmtimit të hetimeve.

“Paret janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik me 9 tetor”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se zyrtari i arrestuar ka punuar mbi 11 vjet në Thesar.

Bajrami ka thënë se buxheti është i sigurt dhe janë duke u hetuar të gjitha transaksionet.

“Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë, një është arrestuar. Ne e kemi njoftuar edhe AKI-në. Ne kemi gjurmuar, ky është një transaksion bankar, ne kemi gjurmuar të gjitha transaksionet të cilët janë përfituese. Kemi bërë të gjitha kontrollet e nevojshme. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh por përmes transaksioneve”, ka thënë ajo.

TË NGJAJSHME

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, asnjë kosovar në mesin e viktimave

mergata.eu

Kush ia dorëzoi 4.5 milion dollarë Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit? Ja pse Kadri Veseli ishte futur në Kosovë para…

admin

Ja edhe sa ditë ka afat për konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit

mergata.eu