Mergata News
Lajme

Avokati i Haki Rugovës: Për herë të parë arrestohet dikush pa i shkaktuar dëm shtetit

avokati-i-haki-rugoves:-per-here-te-pare-arrestohet-dikush-pa-i-shkaktuar-dem-shtetit

Avokati i Haki Rugovës thotë se për herë të parë arrestohet dikush pa i shkaktuar dëm shtetit.

Avokati mbrojtës i Haki Rugovës, Besnik Berisha, doli bashkë me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në konferencë për media rreth arrestimit të Rugovës – duke drejtuar akuza tek institucionet e drejtësisë se pas arrestimit të tij qëndrojnë qëllime politike.

Berisha thotë se në rastin e Rugovës është eksperimentuar dhe se dikush kishte për qëllim t’i vë prangat.

“Nuk kam qëllim ankese kundër vendimeve që janë marrë, por që ata të cilët paguajnë taksa e kanë mandate kushtetuese për të menaxhuar apo ndëshkuar abuzimet dhe menaxhuar ndëshkimet, ta kuptojnë që në rastin e Haki Rugovës është eksperimentuar. Është persekutuar dhe ajo që i ka ndodhur atij, s’duhet t’i ndodhë askujt, pavarësisht statusit të tij si qytetar apo person me pozitë zyrtare”.

“Shqetësimin që kemi paraqitur sot në Gjykatën e Pejës, e cila shpesh herë di të rreshtohet në krahun e Prokurorisë është jo se ka bërë krim, sepse krimi patjetër duhet aprovuar , por sepse dikush për një qëllim çfarëdo qoftë ai, ka dashur që t’i vë prangat Rugovës në një ditë derisa ai ishte duke drekuar”, deklaroi Berisha

“Zotri Rugova është aty jo pse ka bo krimi pasi kjo do të tregohet nga Prokuroria por është aty pasi dikush ka dashur t’i vëjë prangat teksa ishte duke ngrënë drekë”.

Mes tjerash avokati Berisha tregoi se njoftimin për arrestim Rugova e ka marrë derisa ishte duke drekuar në një restorant në Istog dhe për 15 minuta Policia kanë mbërritur në vendndodhjen e kreut të Istogut.

“Derisa Rugova ishte duke drekuar në një restorant në Istog. E kanë telefonuar 15 minuta më herët, me një letër që e kanë shkruar në timon për një orë e gjysmë është paraqitur në Prishtinë dhe Prokuroria ka thënë se ekziston rreziku se ai mund të ikë – Rugova ka ardh dhe i është përgjigjë Prokurorisë por ata as nuk kanë ditë më pytë”.

Berisha mes tjerash tregon se Rugova u arrestua pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit.

“Aty thuhet se zotri Rugova është arrestuar nën dyshimin për dy vepra penale ndërsa sot pas dështimit të tyre e ulin kokën”.

“Për herë të parë dorëzohet një akuzë ku thuhet se janë tri vepra në fushën korruptime ndërsa nuk thuhet se ka dëm ndaj shtetit – dmth për herë të parë arrestohet dikush pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit”.

Berisha mes tjerash tregoi se Prokuroria sot ka marrë aktvendim për hetime dhe sipas tij kjo është absurde.

TË NGJAJSHME

Si u arrestua zyrtari që dyshohet se i transferoi 2 milionët? Tregon Avokati

mergata.eu

LAJMI FUNDIT: Ja çfarë paralajmëron kryeministri Hoti

mergata.eu

U tha se disa pacientë me Covid-19 u trajtuan në korridore të spitaleve, reagon Zemaj

mergata.eu