fbpx
Mergata News
Lajme

Avokati Berisha: Haki Rugova s’ka bërë krim, por Prokuroria

avokati-berisha:-haki-rugova-s’ka-bere-krim,-por-prokuroria

Haki Rugova pritet të lirohet sot.

Avokati mbrojtës i Haki Rugovës, është deklaruar para medieve në lidhje me seancën dëgjimore.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës, kryetari i Istogut është paraqitur për seancë dëgjimore pas arrestimit të tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati i tij, Besnik Berisha, deklaroi se Rugova nuk e ka bërë asnjë krim, por ka qenë Prokuroria Themelore ajo e cila ka bërë krim, raporton lajmi.net.

Sipas Berishës, tashmë Rugova është në shtëpinë e tij dhe arsyeja përse ka zgjatur kaq shumë kjo seancë dëgjimore ka qenë për shkak të provave që i ka ofruar ai prokurorisë si palë mbrojtëse e Rugovës.

Berisha po ashtu bërë të ditur se Rugova nuk ka bërë asnjë krim që pretendon prokuroria, por që sipas tij, krim ka bërë vetë prokuroria me arrestimin e tij.

“Lajmi është se zotëri Rugova tani shkon në shtëpi dhe një fjali që gjatë gjithë procedurës e kam shqiptuar sot është se kr’im nuk ka bërë Hakia por prokuroria. Po ua nënvizoj, krimin nuk e ka bërë n ga zotëri Haki Rugova, por arrestimi i tij është tërësisht i kundërligjshëm, arbitrar, i motivuar për gjithçka tjetër përveç për shkaqe ligjore. Sot në orët e pasdites do të ketë një konferencë për juve medieve ku do të shpaloset gjithçka që pretendon prokuroria dhe çdo provë që e ka dorëzuar sot Hakiu, përkatësisht mbrojtësi i tij. Edhe një herë ajo çfarë do të dëgjoni dhe lexoni nga shkresat kam përshtypjen se do të vënë në pikëpyetje jo vetëm objektivitetin e prokurorisë që e ka urdhëruar edhe arrestimin e tij, por do të shpërfaq edhe një dozë të pasigurisë e cila duhet të jetë e ndëshkueshme për këdo që e bën, kushdo që e nxit dhe kushdo që e promovon. Seanca është vonuar për shkak se me të pranuar kërkesën e prokurorisë, rresht për rresht për secilën fjali ia kam shpërfaq paftyrësinë e ndjekjes së instruktuar por jo juridikisht të arsyetuar. Pra ka zgjatur për shkak të arsyeve të dhëna nga unë si mbrojtës i zotëri Rugova. Përndryshe, prokuroria në momentin kur i ka dorëzuar dokumentet e tyre të cilat përmbanin fakte të falsifikuara e nënvizoj, fakte të falsifikuarat dhe ata e kanë ulur kokën dhe janë në pritje të një vendimi i cili po të ketë drejtësi zotëri Rugova kthehet në shtëpinë e tij, tek qytetarët e tij që do t’iu shërbej edhe duhet t’iu shërbej me ndershmëri dhe një hetim urgjent do të kërkohet nga Prokuroria Speciale, sepse kjo prokurori as nuk ka qenë kompetente dhe as nuk ka qenë dashtë të urdhëroj arrestimin, as të iniciojë hetimin në momentin kur bëhet fjalë për një zyrtarë të komunës përkatësisht për zyrtarin më të lartë ekzekutiv të komunës, siç është kryetari i Komunës së Istogut. Kryetari i Komunës së Istogut është persekutuar dhe po të kishte ligj dhe një organ që e mbikëqyr dhe penalizon veprimet e një arrestimi arbitrar do të provohej pa u bërë tre ditë sepse ajo çfarë keni parë ju dhe ajo çfarë është shpërfaqur është dëme i pariparueshëm për zotëri Rugovën si një njeri i cili asnjë herë nuk ka qenë i dënuar e as gjykuar në formë të vendimit të prerë. Është shprehur edhe një pretendim se gjoja se Haki Rugova ka një kulturë në thonjëza, të njohur të organeve të drejtësisë dhe unë iu kam përgjigjur se është si rezultat i një prokurorie të njëjtë të dështuar si kjo këtu dhe një aktakuze nga një prokurori i cili për shkak të aktakuzave kundër tij ka bërë vetëvrasje dhe sot nuk jeton në mesin e të gjallëve. Pra uroj që të mos kemi situata të tilla për askënd asnjëherë sepse pasiguria juridike në 24 orët e fundit është e tmerrshme ndaj një zyrtari të lartë të Komunës së Istogut.

Është pak e rëndësishme se çfarë mase do të caktojë gjykata. Jam i bindur që nuk ka as edhe një arsye të vetme për ta aprovuar kërkesën e prokurorisë por e rëndësishme është që do të provohet krimi ndaj Hakiut”, theksoi ndër të tjerash Berisha, raporton tutje lajmi.net.

Berisha po ashtu ka bërë të ditur se kanë ofruar çdo provë që të rrëzojë pretendimet e prokurorisë dhe se aktualisht prokuroria është duke i trajtuar ato.

“Gjykata është akoma duke trajtuar pretendimet tona. Kemi dorëzuar prova për secilin pretendim. Kemi dorëzuar prova që s’bëhet fjalë për falsifikim, kemi dorëzuar prova që s’bëhet fjalë për shpronësim të kundërligjshëm, kemi dorëzuar prova që s’bëhet fjalë për prona të shfrytëzuara nga mandati qeverisës që kryeson me komunën zotëri Rugova. Pra çdo provë e dorëzuar sot, rrëzon verbërinë e prokurorisë, veshët e shurdhër të këtyre për të hapur drejtim të ndriçimit të plotë të kësaj çështje”, deklaroi Berisha.

Ai njoftoi se prokuroria ka tërhequr akuzën ndaj Lulzim Blakajt. Ndërsa, për Rugovën tha se shpreson që do të kthehet në familjen e tij, pasi është i pafajshëm.

Berisha shtoi se në orën 17:00, në selinë e LDK-së, do të ketë një konferencë për media, ku do të jepen detaje për akuzën që prokuroria ka ngritur ndaj Rugovës.

Seanca dëgjimore ndaj kryetarit Rugova është mbajtur e mbyllur për medie.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Pejës, në mbrëmjen e 9 tetorit 2020, është vënë nën pranga i pari i Istogut, Haki Rugova, së bashku me nënkryetarin Lulzim Blakaj dhe një zyrtar komunal, nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” e “falsifikim të dokumentit zyrtar”.

TË NGJAJSHME

Njoftim i rëndësishëm për personelin shëndetësorë, agesat shtesë do të kryhen deri në fund të këtij viti

mergata.eu

A e dini se Vlora Dumoshi ishte gruaja e këtij këngëtari të njohur! (FOTO)

mergata.eu

Dridhet Kosova, Ja Çka Ndodh Më Pas Konfirmimit Te Aktakuzes

mergata.eu