Mergata News
Mergata

Autoritetet hungareze nuk i lejojnë mërgimtarët të marrin produkte nga Kosova

autoritetet-hungareze-nuk-i-lejojne-mergimtaret-te-marrin-produkte-nga-kosova

Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Tetori ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare në vendlindje, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se jemi në kohë vjeshte dhe tradicionalisht në mënyrë të veçantë në kulturën e ushqimeve shqiptare gjithmonë kanë qenë të pranishme edhe përgatitja e turshive në mënyrë të veçantë, shkruan tutje albinfo.ch.

Kultivimi i ushqimeve bujqësore në Kosovë është i pasur, sidomos produktet e specave të llojeve të ndryshme.

Shumë mërgimtarë po marrin me vete produkte bujqësore (speca) në veturat e tyre, për t’u nisur drejt shteteve të Evropës, ku ata jetojnë.

Mirëpo, informacionet e fundit tregojnë se autoritetet kufitare hungareze nuk po i lejojnë mërgimtarët që të marrin produkte vjeshtore nga Kosova.

Fotografia e mëposhtme është dërguar një mërgimtar, i cili ishte duke pritur në kufirin Serbi-Hungari dhe të gjithë mërgimtarëve  produktet bujqësore u janë ndaluar në kufi. /Albinfo.ch

 

 

The post Autoritetet hungareze nuk i lejojnë mërgimtarët të marrin produkte nga Kosova appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Ambasada e Gjermanisë njofton qytetarët me masat nëse udhëtojnë drejt Kosovës për festat e fundvitit

admin

Argjira Blakaj pushton ballinat e magazinës së famshme “Assure”

mergata.eu

Albinfo.ch transmeton live koncertin “Klassik trifft Ethno” në Vjenë

mergata.eu