Categories: Lajme

Arsyeja e videoskandalit në partinë e Ramushit

Kosova është tronditur nga videoskandali i publikuar, ku protagonist është Dardan Stublla, bashkëshorti i Melisa Haradinaj Stublla, i cili kërkon vota nga komisionerët në numërim për bashkëshorten.

Një videoskandal që sipas gjasave nuk është burim i kundërshtarëve as të Melisa Haradinajt e as i partisë së saj, AAK-së së Ramush Haradinajt.

Pasi AAK-ja sot është një forcë politike që nuk i prish punë ndokujt.

Vetëvendosje ka gjysmën e Kuvendit dhe pret nisjen e procedurave legale për ta nisur punën qetësisht.

Dorëheqja e Melisa Haradinajt Shtublla nga posti i ministrit të Jashtëm të Kosovës ishte një gjest i përgjegjshëm i saj. Qeveria në largim e Avdullah Hotit, sot është një ekzekutiv më pak se kujdestar dhe nuk ka rëndësi se kush i drejton dikasteret, politikanët në ikje apo burokratët.

E rëndësishme është fakti që partisë së Ramush Haradinajt, dikush nga lart, madje nga jashtë vendit, i ka hedhur një video, e cila ka konfirmuar një fakt që në Kosovë dihej prej kohësh. Se dihej botërisht që partia e Ramushit, kryesisht ka arritur një rezultat thuajse permanent në disa zgjedhje në Kosovë, vetëm falë një skeme tribale-klienteliste.

Pasi AAK sot është një forcë politike që nuk ka kauza, nuk ka kërcell ideologjik apo politik; Ramushi, herë pas here ndez ndonjë “gacë politike” për të tërhequr vëmendje.

Është parti territoriale me një drejtim ngushtësisht nepotik e që kërkon vota, thjesht tek një shtrat votuesish që kanë një lidhje klienteliste me AAK-në. E cila i shpërblen ndër vite me miradinat e pushtetit që e merr nga akrobacinat politike. Por përse u ndëshkua sot Ramushi?

Shumë e thjeshtë! Për ta plotësuar krejt puzzlen e gjeopolitikës së elitës së vjetër, që tashmë në Kosovë është një gërmadhë politike.

E përpos LDK-së e PDK-së, e Nimsa-s, e Pacollit, s’mund të rrinte jashtë AAK-ja, partia që ka ndërtuar pushtet me të gjithë këto fosile të sistemit të vjetër e tashmë të rrënuar.

Ramush Haradinaj, nuk mund të jetë një emër për President i Kosovës, as një shkëndijë që mund ta ndezë vendin kur ai është në vështirësi, siç ka bërë herë pas here.

Duke trazuar poziten delikate të minotetit serb në rajonin e Pejës e Deçanit, apo të kërcënojë për referendumin për bashkim me Shqipërinë.

Ramushi, bashkim me Shqipërinë?

Po ai ka politikan që në vitin 1999, përse nuk e ka ngritur të paktën njëherë si opsion politik?

Sepse nuk e ka pasur kurrë si aspiratë, as ai, as Hashimi e as Isa. Kanë dashur të jenë bajraktar të domeneve tribale.

Ramushi i Dukagjinit, Hashimi i Drenicës, e Isa i Llap-Gollakut e feudit të vjetër të LDK-së.

Kosova më 15 shkurt është zgjuar krejt ndryshe. Madje që në Dukagjin; Në Pejë e Gjakovë e në mbarë Kosovën.

Edhe pse fajet e regjimit të vjetër i kanë marrë në shpinë Hashimi e Isa, nuk ka shpëtuar as AAK-ja e Ramushit në këtë ndëshkim. Elektoralisht u izolua në Deçan, siç PDK-ja në Drenicë. Por kjo është çështje kohe.

Ka ikur koha e patriakalizmit të “mujëve e halilëve” që heqin tirqet e Kreshnikëve e veshin frakun e politikanit.

Është koha e inteligjencës artifinciale, e shkollës, e mendjes, ku Ramushi, edhe pse ka shumë, shumë pare, nuk mundet ta kapë. Të paktën si vizion politik. Se kjo shikohet mirë çfarë ideje ka për të arritur një objektiv politik. O kryeministër o rashë e vdiqa-dje, o President, o rashë e vdiqa-sot.

Po pse Ramushi?

A nuk ka më të mençur e të përshtatshëm se ai në kosovë, që arrijnë edhe një konsensus më të gjerë e përfaqësim gjithëpërfshirës?

Natyrisht që ka, por që këta të dalin nga frika e politikës së vjetër, duhet që klasa politike ta mundësojë një proces të qetë e të sinqertë ballafaqimi e shoshitjeje.

Kosova sot ka nevojë për një new deal, për të cilin votoi në mënyrë plebishitare më 14 shkurt. Një marrëveshje për të nesërmen, ku në drejtim do të jenë brezat më të mençur e më të freskët, jo dostat që të mbysin në grushta si Ramushi e Dauti.

AAK, megjithatë, është një parti disavjeçare dhe ka edhe ajo vlerat e saj. Lindi si kundërshtim me frymën sektariste dhe nepotike të PDK-së së Hashim Thaçit.

Duke afruar rreth vetes grupe që kishin qenë pjesë e vjetër e rezistencës radikale e të armatosur të Kosovës, që nga LPK-ja e Emrush Xhemailit, e deri tek titistët e butë të Mahmut Bakallit.

Por vit pas viti përfundoi në një parti familjare e private e Ramushit, ku erdhi një pikë e nuk kishte ç’jepte më.

E u bë pengesë edhe e proceseve të Kosovës, kur bllokoi një marrëveshje me Merkelin e Makronin, vetëm e vetëm të përfitonte elektoralisht, ndaj edhe mori ndëshkimin, shkruan Pamfleti. Zaten, jo më kot ka përfunduar në klubin e relikeve të politikës shqiptare ku mik ka Ilir Metën e Sali Berishën…

mergata.eu

Recent Posts

Fatmir Sejdiu denoncon parregullsitë që LDK po i bën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.…

4 weeks ago

Këta janë 58 deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe Lëvizja Vetëvendosje…

4 weeks ago

Bajqinovci: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës, partitë tjera e dinë rrezikun nga zgjedhjet e reja

Intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail BajqinovciVV synon që në zgjedhjet lokale të…

4 weeks ago

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti Ish-kryetari i…

4 weeks ago

Serbët vlojnë nga inati, u zbulua pse Spanja po e pranon Kosovën!

Në Serbi po vlojnë nga inati, se Spanja do të luan me Kosovën, ashtu si…

4 weeks ago

A është e pranueshme Vjosa Osmani për SHBA-në si presidente? Flet Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë nuk ka dashur të…

4 weeks ago