fbpx
Mergata News
Lajme

Arrestimi i Haki Rugovës konfirmohet nga avokati i tij, tregon edhe emrat e të arrestuarve tjerë

arrestimi-i-haki-rugoves-konfirmohet-nga-avokati-i-tij,-tregon-edhe-emrat-e-te-arrestuarve-tjere

Avokati i Haki Rugovës konfirmon arrestimin e tij, jep edhe emrat e të arrestuarve tjerë.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, së bashku me ish-nënkryetarin e kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtarin ligjor, Faton Bujupi, është shoqëruar në polici sot pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin për portalin e tij, Sinjali e ka konfirmuar avokati i Haki Rugovës, Besnik Berisha, i cili deklaroi se shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

“Po, është e vërtetë se pasdite në polici është shoqëruar zoti Rugova, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, për të sqaruar nënshkrimin e kontratave nga ish- nënkryetari Lulzim Blakaj. Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi”, tha Berisha.

Ai ka thënë se ndalimi i Rugovës mund të jetë i motivuar nga gjithçka tjetër, për nuk është aspak i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj apo në shkaqe që vërteton Kodi i Procedurës Penale.

“Pavarësisht faktit se ai sonte është në cilësinë e të dyshuarit dhe të ndaluarit, në një proces të drejtë dhe të ligjshëm do të provohet se ai është viktimë e një urdhri të kundërligjshëm për ndalim, e jo shkelës i ligjit në çështjen nën hetim. Zoti Rugova së shpejti do t’i kthehet faqebardhë familjes së tij dhe punës së tij, si kryetari i Komunës, ndërkaq prokuroria do të konfirmohet se ka mungesë të objektivitetit në interpretimin e ligjit”, tha Berisha.

TË NGJAJSHME

Aksident trafiku në Prizren, dy persona të lënduar

mergata.eu

Hajde Vjosë hajde: Me veturë zyrtare, kalon vikendin në Bogë! (FOTO)

mergata.eu

Harrojeni Thaçin Veselin e Selimi lajm shumë i rende na vjen nga Prishtina

mergata.eu