Mergata News
Lajme

Arben Gashi thotë se nuk na duhet një kryeministër si Albin Kurti, por një normal si Avdullah Hoti

arben-gashi-thote-se-nuk-na-duhet-nje-kryeminister-si-albin-kurti,-por-nje-normal-si-avdullah-hoti

Arben Gashi ka thënë se na duket një kryeministër normal si Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur, edhe një herë ka folur për deklaratat e ish-kryeministrit Albin Kurti, që thoshte se në Uashington ekziston një marrëveshje e fshehtë.

Ai ka potencuar se kjo ka qenë arsyeja që e kanë bërë mocionin e mosbesimit, derisa për kryeministrin aktual, Avdullah Hotin, Gashi thotë se një i tillë i duhet Kosovës.

“Më kujtohet se unë si bashkëdrejtues i koalicionit qeverisës, pata propozuar rezolutë në Kuvend, për t’i dhënë garanci ish-kryeministrit Kurti, por prapë ai refuzonte hezitonte dhe refuzonte të shkonte në Uashington, madje ndjellte panikë.

Thoshte se s’do të marrë përsipër të hap tapat e shampanjave dhe t’i aktivizojë thikat, por e vërteta doli ndryshe, por e vërteta është se kryeministri duhet t’i marrë detyrat kushtetuese.

Mungesa e guximit, ka pasoja politike dhe për Republikën dhe këto s’duhet t’i lejojmë të ndodhim, e për këtë bëmë mocionin e mosbesimit.

Pretendoj që është një kryeministër normal i barabartë me secilin ne BE, një kryeministër është ai çfarë i duhet Kosovës, s’i duhet një kryeministër që ndjell frikën në vend e që kontribuon në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.

TË NGJAJSHME

Lajmi i fundit: Shkarkohet drejtori i Policisë Rashit Qalaj

mergata.eu

Ministri i Shëndëtësisë: Së shpejti me masa të reja në gjithë vendin dhe në veçanti Prishtinën

mergata.eu

Djegia e Xhamisë në Magure të Lipjanit, arrestohet një i dyshuar

mergata.eu