fbpx
Mergata News
Lajme

Apeli i Policisë: Kujdes në komunikacion gjatë kohës me mjegull

apeli-i-policise:-kujdes-ne-komunikacion-gjate-kohes-me-mjegull

Policia apelon për kujdes në komunikacion gjatë kohës me mjegull.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Policia e Kosovës thekson se ngasja në mjegull është e rrezikshme prandaj duhet pasur kujdes.

“Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë”, vijon njoftimi.

PK thotë se ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjet, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin.

“Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”, thuhet në apelin e Policisë.

TË NGJAJSHME

Hoti paralajmëron shtrëngim të masave, thotë se ka rrezik për valë të re të koronavirusit në Kosovë

mergata.eu

Vjosa Osmani kështu ia kthen lëvdatën Viola Von Cramon-it

mergata.eu

Thaçi për Gjykatën Speciale: Askush nuk do t’i ikë drejtësisë, nuk ka arsye për ekspedita apo aksione spektakulare

mergata.eu