Mergata News
Mergata

Ambasadorja shqiptare në SHBA infektohet me Covid

ambasadorja-shqiptare-ne-shba-infektohet-me-covid

Është bërë e ditur se ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka rezultuar pozitive me Covid, transmeton albinfo.ch.

Këtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se është infektuar pas vizitës në Shqipëri, pasi kur ka bërë testin në momentin që ka ardhur në vendin tonë, ka rezultuar negative. Më tej Faber shkruan se gjatë vizitës në vendin tonë ka zhvilluar shumë takime.

“Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria, pas një udhëtimi pune dhe pas dreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigjja ishte pozitive.

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtarë dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtar apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm. Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju”, shkruan Faber.

The post Ambasadorja shqiptare në SHBA infektohet me Covid appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Ambasada e Gjermanisë njofton qytetarët me masat nëse udhëtojnë drejt Kosovës për festat e fundvitit

admin

Një ikje e parakohshme

mergata.eu

Mërgimtari nga Italia kthehet në Kosovë, tani fiton më shumë se pagat në Zvicër

mergata.eu