Mergata News
Mergata

Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për vdekjen e 5 bashkatdhetarëve

ambasada-e-kosoves-ne-gjermani-reagon-per-vdekjen-e-5-bashkatdhetareve

Ditë më parë kanë ndërruar jetë dy të rinj nga Kosova, pasi u goditën nga treni, kurse sot kanë ndërruar jetë tre shqiptarë në Gjermani në një aksident trafiku, shkruan albinfo.ch.

Për këto raste ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Java që po lëmë prapa ishte e zezë për Kosovën dhe shqiptarët.

Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë.

Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e ambasadës.

The post Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për vdekjen e 5 bashkatdhetarëve appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Reduktohen trenat e natës nga Austria për në Zvicër e Gjermani

mergata.eu

“Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri, s’i ndal as pandemia

mergata.eu

Vetëm vozitja është më e mirë se „MeinMech“

mergata.eu