Mergata News
Lajme

Ambasada amerikane tërhiqet nga konkursi për kryeprokurorë

ambasada-amerikane-terhiqet-nga-konkursi-per-kryeprokurore

Ambasada amerikane tërhiqet nga konkursi për kryeprokurorë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ashpër për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve.

Në një reagim të lëshuar nga Ambasada thuhet se procesi i përzgjedhjes është prishur me themel meqenëse u mungon transparenca dhe ka konflikte interesi.

Si pasojë e një situate të tillë, Ambasada e SHBA’së ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të monitorojë një proces të tillë.

“Meqenëse involvimi i mëtejshëm i Ambasadës mund të keqintepretohet si miratimi i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të selektohen në bazë të kualifikimit, dhe jo në bazë të përkatësisë dhe lidhjeve me politikën”, thuhet në reagim.

“Ndryshimet të kornizës ligjore në të cilën bazohet Këshilli Prokurorial janë të nevojshme për të vendosur transparencë dhe drejtësi në këtë sistem. Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi.

TË NGJAJSHME

Ja çka deklaroi në gjykatë Labinot Gruda, i dyshuar për vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i Kosovës

mergata.eu

Tahiri thotë se në Qeverinë Hoti nuk ka punësim me të njofshëm

mergata.eu

Zyra e Kryeministrit deklarohet për shkarkimin e drejtorit të ATK-së dhe Doganave

mergata.eu