Mergata News
Mergata

Albumi i ri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të reja

albumi-i-ri-i-kengetares-shqiptare,-dua-lipa,-vazhdon-te-shenoje-suksese-te-reja

Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të reja, menjëherë pas publikimit, albumi i dytë i këngëtares kryesoi listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.

Albumi i artistes tashmë ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në “Spotify”, në kategorinë e femrave. “Future Nostalgia“ nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime.

Së këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar fansat për suksesin më të ri të albumit “Future Nostalgia”.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postimin e këngëtares. /Albinfo.ch

 

The post Albumi i ri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të reja appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Ambasadori Pllana takon kryesinë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri

mergata.eu

Me rastin e përafrimit politik të Kosovës me Izraelin!

mergata.eu

Suedi, vijon shpërndarja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe

mergata.eu