fbpx
Mergata News
Lajme

Albulena Haxhiu: S’përkrahim askend perveq Albinit ose dalim ne protesta

Lëvizja Vetëvendosje s’do të përkrahë asnjë kandidatë për President të vendit, pa zgjedhje të jashtëzakonshme.
Albulena Haxhiu anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes në një intervistë thotë se ky Kuvend nuk mund ta zgjedh Presidentin e ri.
Ajo thotë se Qeveria e re dhe Presidenti duhet të votohen nga një legjislaturë e re.

“S’kemi emër për President për faktin se ky Kuvend nuk mund ta zgjedhë një president të ri. Ç’farë do tendencë për të zgjedhur Presidentin tani, është tendencë për t’ia zgjatur jetën qeverisë aktuale. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi i ardhshëm ta zgjedh edhe Qeverinë edhe Presidentin e ardhshëm, ka thënë Haxhiu.

Ajo propozimin e Ramush Haradinaj i cili ka shpallur kandidaturën për president, që PDK-ja ose VV-ja ta përkrahin dhe AAK-ja t’ua kthente votën nëse atyre u duhej për kryeministër apo Kryetar Kuvendi e ka quajtur skandaloze dhe me qasje tuxhari.

“Në një vend normal një deklaratë e tillë nga një pretendent për president do të ishte skandaloze. Merreni me mend po kërkon vota “veresi”. Kjo është qasje tuxhari. z.Haradinaj nuk e meriton të jetë President, jo vetëm që i takon AAK-së, por ai ka qenë kryeministër dhe e kemi parë punën e tij. Vetëvendosje nuk e mbështet”, është shprehur ish- ministrja në Qeverinë Kurti.

Sipas saj, Vetëvendosje është që të gjendet një kandidatë për president që është jashtë politike, një figurë që ka integritet.

Haxhiu ka thënë se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk duhet ta befasojë askënd, pasi ai është i njëjti si në kohën kur ka qenë ministër i Milloshevqit.

Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të ulën dhe të bisedojnë, ose mund të ketë një konflikt të ri.

Por, Haxhiun më shumë se deklarata e Vuçiqit, problem e sheh delegacionin e Kosovës në negociata, që sipas saj, ka tentuar që të pastrojë figurën e Vuçiqit. Faj për këtë ajo i vë edhe kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.

TË NGJAJSHME

A do të arrijë BE ta përmbyllë marrëveshjen Kosovë – Serbi?

mergata.eu

Nëntë të vdekur dhe 327 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

mergata.eu

Rasti i këshilltarit të Kurtit, Avokati i Popullit del me rekomandim për MPB-në

mergata.eu