Janë lënduar dy persona në një aksident trafiku në Prizren.
Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prizren.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në aksident janë të përfshira dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Sipas raportit të mjekëve, të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta”, tha Gashi